Please enter at least 3 characters.

Ford konfirmon se më 2018 do të lansojë më shumë ekzemplarë të modelit GT (Foto)

2016/08/Ford-konfirmon-se-do-të-lansojë-më-shumë-ekzemplarë-të-modelit-GT-më-2018-foto.jpg

Kompania me bazë në Miçigan të shteteve të Bashkuara, sjell gjatë vitit të ardhshëm një nga modelet më të mira të dekadës së fundit.

Në fillim të 2017-ës do të dalin në shitje 500 ekzemplarë të Ford GT, megjithëse shtatëmijë blerës potencialë janë regjistruar në listën e pritjes, transmeton Telegrafi.

Duke parë kërkesën e shumtë, zyrtarët kanë konfirmuar se një vit më vonë do të lansohetn edhe 150 modele tjera, në përpjekje që të përmbushin kërkesat e adhuruesve të kësaj marke.

Nuk dihet pse Ford po prodhon pak njësi të këtij modeli, duke marrë parasysh se çmimi i një makine është 450 mijë dollarë. /Telegrafi/