Please enter at least 3 characters.

“Fino alla fine" – Juventusi nuk vdes kurrë, shtatë gola dhe rikthime të çmendura në derbin e Italisë

Juventus

“Derbi i Italisë” dhuroi një ndeshje të paharrueshme në "Allianz Stadium", ku Juventus dhe Inter zhvilluan një betejë epike që përfundoi me një fitore dramatike 4-3 për bardhezinjtë.

Spektakël, gola të bukur dhe emocione deri në sekondat e fundit – kjo ishte një mbrëmje që do të mbahet mend gjatë.

Ndeshja nisi fort. Në minutën e katërtë, Barella provoi me një vole të rrezikshme jashtë zonës, por topi kaloi ngjitur me shtyllën e Di Gregorios.

Juventusi kaloi në epërsi në minutën e 14-të, kur Lloyd Kelly shfrytëzoi një harkim të saktë dhe shënoi me një goditje të ulët për 1-0.

Spektakël me tre gola në Allianz – Juventus me epërsi pas 45 minutavetelegrafi.com

Interi barazoi në minutën e 31-të me Hakan Calhanoglun, i cili finalizoi me një goditje të shpejtë brenda zonës për barazimin në 1-1.

Por, pak para pushimit, Kenan Yildiz shpërtheu me një perlë nga distanca në minutën e 39-të, duke mposhtur Sommer për 2-1 dhe duke i dhënë Juves avantazhin në pushim.

Në fraksionin e dytë, Interi tregoi forcën. Calhanoglu, sërish protagonist, barazoi në minutën e 66-të me një goditje të fantastike për 2-2.

Në minutën e 76-të, Marcus Thuram e çoi Interin për herë të parë në avantazh me një goditje të fuqishme me kokë pas një goditje këndi për 3-2.

Juventusi reagoi në minutën e 83-të, kur Khephren Thuram barazoi me kokë pas një topi të shërbyer nga Yildiz për 3-3.

Kur gjithçka dukej e mbyllur në barazim, Allianz Stadium shpërtheu. Në minutën e 90+1’, Vasilije Adžić mori një goditje të saktë nga 30 metra, dhe realizoi një super gol në këndin e sipërm të majtë – një kryevepër për 4-3.

Një derbi i zjarrtë, me 7 gola, me Calhanoglun që shkëlqeu, me vëllezërit Thuram që shënuan nga të dyja anët, Yildizin që tregoi sërish madhështinë e tij dhe Adzicin që vulosi mbrëmjen me një perlë historike.



“Fino alla fine" – pra deri në fund, moto e Juventusi që e dëshmon që ky klub nuk vdes kurrë” . Ky ishte mesazhi i kësaj ndeshjeje. /Telegrafi/