Festoi në stilin e Ronaldos, Barcelona dyshohet se largoi videon e festës së lojtarit të akademisë
30/04/2022
Fermin Lopez thuhet se i ka shkaktuar shumë probleme Barcelonës me festimin që kishte bërë gjatë një ndeshje.
Lojtari i akademisë së Blaugranasëve shënoi një gol në minutën e 33-të, mirëpo festimi i tij në stilin e Cristiano Ronaldos, ka bërë që televizioni i klubit ta fshijë atë video.
Mirëpo, video gjendet në rrjetet sociale, e shkëputur vetëm në golin e Marin, për rezultatin 1-1 në ndeshje.
Ndoshta Barcelona e mbanë rivalitetin me legjendën e Real Madridit dhe me rivalin e përjetshëm të Lionel Messit nga koha e tij e artë në La Liga.
Lojtari duke se më shumë e simpatizon Ronaldon se sa argjentinasin, derisa videoja që aludohet se u larguar nga rrjetet sociale të Barcelonës mund të mos jetë vendim i menduar mirë. /Telegrafi/


