Feronikeli reagon me sjelljet e lojtarëve të Gjilanit (Foto)
Nëpërmjet faqes zyrtare në Facebook, skuadra nga Drenas ndër të tjera ka shkruar se janë habitur se si një profesor siç është Bylbyl Sokoli, të ketë një disiplinë aq të ulët në mesin e grupit të futbollistëve.
Sjelljet e futbollistëve, Fidan Hasani dhe Betim Haxhimusa, të dy të ndëshkuar me karton të kuq, “Nikli” i ka quajtur si jo sportive.
Drenicasit u ankuan edhe në gjyqtarin kryesor, Besfort Kosumi.
“Feronikeli deri në fund u mundua më të gjitha forcat për të shënuar edhe golin e fitores, mirë po këtë nuk e lejuan faktorët jo shpotive, gjyqtari kryesor Befort Kosumi i cili nuk e menaxhoj me apo pa dashje lojën jo fer nga skuadra mysafire, lojtaret e të cilës simuluan, shanë referin dhe fyen e provokuan publikun vendas”, thuhet ndër të tjera në reagimin e drenicasve.
Ndeshja e luajtur sot në Drenas ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.
Ja postimi i plotë
Është për të ardhur keq se si një skuadër investon dhe kërkon kreun, është për tu habitur se si një profesor me begrandin që ka si Bylbyl Sokoli të ketë atë diciplinë aqë të ulët në mesin e grupit të futbollistve që ai drejton, Gjilanin jemi mësuar ta shofim shpesh në këtë kampionat duke u ankuar në atë se referimi po i dëmton dhe se skuadrat musafire po i presin keq, tani ne e kuptojmë pse kjo skuadër ka kaq shumë lojtar të ndeshkuar me kartona dhe pse skuadrat që e mirëpresin Gjilanin nuk kanë fajë për ankesat që gjilanasit dinë dhe ishin vertetë profesjonalist në josportivitet.
Me gjithë ato sjellje jo sportive nga lojtaret si Fidan Hasani, dhe Betim Haxhimusa e shumë të tjerë thuajse të gjithë pa perjashtim ishin shumë të pasjallshem, mirë po ne si klub ju dulëm në ndihëm duke i mbrojtur nga tifozet që u provokuan rënd nga këta lojtar.
Për fat të mirë falë intervenimit të Policisë dhe zyrtareve të klubit u evitua me e keqja dhe e gjithë skuadra gjilanase kalojë pa problem drejt Gjilianit.
VREJTEJE
Ajo çfarë po flitet në medja nuk qëndron, ngase përkundër provikimeve nga lojtaret gjilanas situata ka shkuar nën kontrollin e duhur dhe këtë që po e themi do ta vertetoni nga pamjet e medjave që ishin present.


