Please enter at least 3 characters.

Ferguson shtrihet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet t'i nënshtrohet operacionit

2018/05/Alex-Ferguson.jpg
268:"STOKE ON TRENT, ENGLAND - SEPTEMBER 09: Former Manchester United manager Sir Alex Ferguson during the Premier League match between Stoke City and Manchester United at Bet365 Stadium on September 9, 2017 in Stoke on Trent, England. (Photo by Alex Morton/Getty Images)
12:"Getty Images

Sir Alex Ferguson ka përfunduar në spital pasi nuk është ndier mirë dhe thuhet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Trajneri legjendar i futbollit, Ferguson, ka përfunduar në spital gjatë mbrëmjes të së shtunës.

Alex Ferguson thuhet se është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore dhe do të ketë operacion më vonë gjatë mbrëmjes të së shtunës.

Djali i Fergusonit, menaxher i skuadrës së Doncaster, Darren, më herët humbi ndeshjen finale të sezonit me skuadrën e tij për shkak të një "çështjeje të rëndë familjare".

Mediumit britanik Sky Sports ishte mes atyre që raportuan se Ferguson do të operohet gjatë të shtunën.

Raportimet e para thonë se Ferguson ka pësuar sulm në tru dhe është në gjendje kome.

Në anën tjetër, sipas mediumit tjetër britanik The Times, trajneri legjendar i Unitedit u pranua në spital gjatë të enjtes.

Ferguson së bashku me Wengerin dhe Mourinhon (Getty Images)

Ferguson ishte në Old Trafford të dielën e kaluar për të parë nga afër fitoren 2-1 të Unitedit kundër Arsenalit.

Ndryshe, skocezi ka lindur më 1941 dhe momentalisht ka 76 vjet. /Telegrafi/