Please enter at least 3 characters.

Federata: Barcelonës iu fal një penalti (Video)

Në minutën e 28-të, Barcelonës iu akordua një penalti kontroverse, pasi portieri i Betisit Adan goditi pastër topin, por ishte ndëshkuar për “ndërhyrje” në Leo Messin dhe ishte gjykuar penalti për Barcelonën.

Edhe pse Neymar goditi shtyllën, nga topi i kthyer Heiko Westermann qëlloi gabimisht në portën e tij për 1 - 0.

“Veprimet dhe qëllimet e Adanit ishin të limituara për të larguar topin me grushta dhe ishte Messi që u përplas me portierin”, thuhet në njoftimin e federatës. /Telegrafi/