Please enter at least 3 characters.

Fatmir Sejdiu e quan bizar fjalorin e Isa Mustafës (Video)

2016/01/fatmir-sejdiu-e-quan-bizar-fjalorin-e-isa-mustaf-euml-s-video_hd.jpg

Madje, Sejdiu e ka quajtur si bizar fjalorin që ka përdorur Mustafa kohëve të fundit.

Një fjalor i tillë sipas tij nuk është i pranueshëm. 

"Absolutisht nukmund të pajtohem me gjuhën që po përdor kryeministri i vendit... Nuk mund të etiketohen njerëzit me epitete të lloj-llojshme, krahasime bizare...", tha Sejdiu.

Sejdiu ka deklaruar se sjellja e Isa Mustafës është e papranueshme që i shërben interesave të veçanta.

Ai  mendon se në këtë fazë, Lidhjes Demokratike të Kosovës, i është shkaktuar dëm i madh.

Sipas tij, nëse do të mbaheshin zgjedhjet në vend, LDK do të mund të hynte komode.

Sejdiu, ka zbuluar se në momentin kur ka hyrë në koalicion me PDK-në e Hashim Thaçit, ishte kritikuar nga Isa Mustafa.

Sipas Sejdiut, është e çuditshme se si LDK është në koalicion me një parti që vazhdimisht ka thënë që kurrë nuk do të hyjnë në koalicion me partinë e Thaçit.

Sjediu mendon që për LDK-në do të ishte më mirë që të mbetet në opozitë se sa të hyjë në koalicion me PDK-në.

Ish – kryetari i Lidhjes Demokratike, tani kryetar nderi, mendon se marrëveshjet e arritura duhet të shikohen shumë mirë.

Ai ka thënë se duhet që të që me pikë e prejse të analizohen dhe të njoftohen edhe opinioni se cka po ndodhë.

Sipas tij, një gjë e tillë ka munguar deri me tani.