Please enter at least 3 characters.

Evakuohet treni në Poloni pas kërcënimit me bombë

2017/06/3-183.jpg

Autoritetet në Poloni kanë ndaluar mbrëmë një tren që po udhëtonte nga Varshava për në Berlin, duke i evakuuar pasagjerët pas një kërcënimi për bombë.

Treni ishte ndaluar në stacionin Mogilno, në perëndim të Polonisë.

Udhëtarët u urdhëruan të dalin jashtë trenit dhe banorëve të ndërtesave aty pranë gjithashtu iu kërkua të largohen nga zona për të lejuar ekspertët e asgjësimit të bombës për të kryer një inspektim, raportojnë mediat.