Please enter at least 3 characters.

Është privuar nga liria një shtetas i Kosovës në RMV, ka transportuar emigrantë nga Siria

2024/07/arrestim-3.jpg

Nëpunës policorë nga Stacioni policor për mbikëqyrje kufitare dhe kontrolle kufitare Bogorodicë dje në afërsi të f. Bogorodicë, e kanë arrestuar U.H. (61) nga Kosova, kumtoi MPB.

"Gjatë kontrollit në automjetin "fiat doblo" me targa të Shkupit, të cilin e ka drejtuar, janë gjetur 10 migrantë nga Siria. Migrantët dhe automjeti janë transferuar në Qendrën e pranimit "Vinojug" për procedurë të mëtejshme".

"U.H. është mbajtur në Stacionin policor Gjevgjeli dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës", thonë nga MPB.