Është lojtar nga akademia e Liverpoolit, tifozët akuzojnë Conor Coadyn për rrëshqitje të qëllimshme tek goli i fitores së Reds ndaj Wolves
Tifozët e futbollit kanë filluar të akuzojnë mbrojtësin Conor Coady, i cili sipas tyre ka rrëshqitur me qëllimi tek goli i fitores së Liverpoolit.
Liverpooli mundi Wolves me rezultat 2-1 të enjten për të dalë 16 pikë të pastra para ndjekësve në krye të tabelës, me Roberto Firminon që siguroi të tre pikët.
Braziliani ishte i papërmbajtshëm brenda zonës, por tifozët vunë në pah ‘lëvizjen’ e mbrojtësit Coady, i cili i dha mundësinë të shënonte.
Kapiteni i Wolves humbi ekuilibrin kur Firmino e dribloi dhe më pas e lëshoi një goditje të frikshme e cila përfundoi në rrjetë.
Tifozët e futbollit në mediat sociale nuk humbën kohë dhe filluan menjëherë akuzat për ‘rrëshqitje me qëllim’ nga Coady, i cili është lojtar i dalë nga akademia e Reds.
https://twitter.com/GasLFC/status/1220501239693291520
“Conor Coady ka nevojë të hetohet se gjithçka është shumë e përshtatshme”, shkroi një përdorues i mediave sociale.
“Conor Coady komploton për t'i dhënë fitoren Redsave të tij të dashur”, shkroi një përdorues tjetër në Twitter.
Një tjetër përdorues i rrjeteve sociale shkroi: “Conor Coady, agjent i dyfishtë”.
Liverpooli tani ka kaluar 40 ndeshje në ligë pa humbje ndërsa marshojnë me një ritëm të jashtëzakonshëm. Ekipi i Jurgen Klopp është 16 pikë para rivalëve më të afërt të Manchester Cityt dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Reds rifillojnë sezonin e tyre të jashtëzakonshme në ligë të mërkurën tjetër kur ata udhëtojnë në Londër për t'u përballur me West Ham United. /Telegrafi/
https://twitter.com/SmarteeyPants/status/1220466244089978883


