Please enter at least 3 characters.

Ermal Meta është dëgjuar mbi 51 milionë herë brenda vitit në Spotify, sukses i madh për këngëtarin shqiptar

2018/12/ermal1-e1544610693274.jpg
300:"SANREMO, ITALY - FEBRUARY 10: Ermal Meta and Fabrizio Moro, winners of the 68th Italian Music Festival in Sanremo, pose with the award at the Ariston theatre duringthe closing night of the 68. Sanremo Music Festival on February 10, 2018 in Sanremo, Italy. (Photo by Daniele Venturelli/Getty Images)
12:"Getty Images

Këngëtari shqiptar Ermal Meta është një emër shumë i pëlqyer i muzikës në Itali.

Këtë vit, ai madje së bashku me këngëtarin Fabrizio Moro, përfaqësuan Italinë në "Eurovision", me këngën "Non Mi Avete Fatto Niente", dhe u renditen në vendin e katërt.

Duke qenë një emër shumë i pëlqyer në Itali dhe jo vetëm, Meta renditet si një ndër artistët më të dëgjuar në shtetin italian.

Statistikat e nxjerra së fundmi nga platforma më e madhe digjitale e muzikës në botë, Spotify, ka treguar statistikat e dëgjueshmërisë për secilin artist.

Ermali është dëgjuar mbi 51 milionë herë brenda vitit, nga katër milionë fansa prej 65 shteteve të ndryshme, të cilët kanë shpenzuar mbi dy milionë orë në këngët e tij.

I lumtur për këtë sukses, ai ka ndarë me fansat këto statistika në rrjetin social Instagram, duke i falënderuar pa masë ata për mbështetjen.

"Mund të them shumë faleminderit për këtë vit të pabesueshëm", ka shkruar ndër të tjerash Ermal Meta në Instagram. /Telegrafi/