Please enter at least 3 characters.

Enca sjell klipin e ri "Nashta"

2021/03/enca_1513735674135974632722679022512615169531005n.jpg

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, ka publikuar projektin e saj më të rui muzikor.

“Nashta” mban titullin kënga e saj e re, e cila është një baladë e lehtë e zhanrit RnB.

Vija melodike dhe teksti janë realizuar nga vet interpretuesja e këngës.

Ndërkohë për ‘beat’-in është kujdesur Ostrer, dhe për masteringun producenti i njohur nga Kosova, Mixey.

Klipi i këngës është mjaft i thjeshtë, por që si çdo herë tjetër, këngëtarja nuk i kursen paraqitjet provokuese.

Ana vizuale e projektit muzikor i është besuar produksionit Sekuencë. /Telegrafi/