Emre Can drejt largimit nga Juventusi, dy gjigantë evropianë pas tij
256:"SINGAPORE, SINGAPORE - JULY 21: Emre Can of Juventus in action during the International Champions Cup match between Juventus and Tottenham Hotspur at the Singapore National Stadium on July 21, 2019 in Singapore. (Photo by Thananuwat Srirasant/Getty Images)
Can në aksion me Juventusin. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images
30/08/2019
Sipas la Gazzetta dello Sport dhe Calciomercato.com, e ardhmja e mesfushorit gjerman Emre Can mund të mos jetë Juventusi.
Lojtari erdhi te Juve sezonin shkuar si transferim i lirë nga Liverpool, por me ardhjen e trajnerit të ri Maurizio Sarri, ai ka mbetur jashtë planeve të Bianconerëve.
Sarri para Canit e sheh mesfushorin gjerman Sami Khedira. Këtë e ka vendosur pas fazës përgatitore.
Janë dy klube të interesuara, Barcelona dhe PSG, që e duan lojtarin dhe po luftojnë për një marrëveshje me Juven para mbylljes së afatit kalimtar.
Emre Can nuk ka mundur ta gjejë vetën plotësisht në Torino, pasi kishte probleme edhe me lëndimet.
Të dy klubet e interesuar mund ta sigurojnë lojtarin, duke mos paguar shifra të mëdha. /Telegrafi/


