Please enter at least 3 characters.

Emily pushton sërish faqet rozë me imazhet me bikini nga seti i ri fotografik

2018/07/EmilyRatajkowski-e1530490773979.jpg
180:"SANTA MONICA, CA - MARCH 03: Emily Ratajkowski attends the 2018 Film Independent Spirit Awards on March 3, 2018 in Santa Monica, California. (Photo by Jason Merritt/Getty Images)
12:"Getty Images

Emily Ratajkowski u bë e famshme pasi tregoi fizikun e saj mbresëlënës në videoklipin e këngës "Blurred Lines" të Robin Thicke.

Dhe që atëherë modelja dhe aktorja e famshme ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes, qoftë përmes projekteve të ndryshme apo gjatë argëtimeve personale.

(Foto: Avalon/Backgrid)

Ndërsa gjatë një fotosesioni në Mykonos të Greqisë, 27-vjeçarja ka bërë që faqet rozë të shkruajnë sërish për format e saja trupore.

Ajo ka pozuar për fotografët në një anije, ndërsa natyrisht se gjithë fokusi ka qenë te të pasmet e Ratajkowskit.

E veshur vetëm me bikini dhe me atlete, modelja është kujdesur që të theksohen sa më mirë linjat e saj.

Fokusi ishte te të pasmet e modeles (Foto: Avalon/Backgrid)

Në këtë udhëtim, Emily është shoqëruar nga kolegia e saj, modelja e njohur Gigi Hadid.

Krahas roleve filmike dhe angazhimit si fotomodele, bukuroshja nuk mungon edhe në pistat e modës gjatë evenimenteve të organizuara nga shtëpitë e mëdha të modës. /Telegrafi/

(Foto: Avalon/Backgrid)