Embargo për derivatet nga Serbia
23/03/2016
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Hykmete Bajrami në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, të mbajtur të mërkurën ka njoftuar për embargon e derivateve të naftës të importuara nga Serbia.
Ajo ka thënë se kjo masë vjen pas shterimit të të gjitha mundësive për ta zgjidhur problemin me autoritetet e vendit fqinj, që nuk kanë treguar gatishmëri në ofrimin e alternativave. /Klan Kosova/Telegrafi/


