Eksplodon Gashi me dy gola, mes tyre një supergol (Video)
25/09/2016
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi ka shënuar dy gola në MLS.
Ylli nga Kosova, shënoi për Coloradon në barazimin 3 - 3 ndaj Vancouver.
Fillimisht, Gashi shënoi në minutën e 57-të, nga pika e penalltisë, ndërsa në minutën e 75-të me një goditje “bombë”, arriti që të mposht portierin nga gjuajtja e lirë.
Ky ishte goli i tij i shtatë në këtë sezon të ligës amerikane për sulmuesin shqiptarë.


