Ekskluzive – Të shtunën klipi i Dafinës me Kaos, ja detajet (Video)
06/05/2016
Dafina Zeqiri do të publikojë të shtunën projektin e ri në bashkëpunim me Kaos.
Telegrafi mëson nga burimet pranë këngëtares se projekti i realizuar pa asnjë paralajmërim më herët është finalizuar.
Telegrafi mëson ekskluzivisht se titulli i këngës do të jetë “Na Na Na”.
RedBox me në krye Arbër Gjikollin (Big Bang Beats) mbajnë firmën e projektit, i cili pa dyshim se pritet të jetë hit.
Mbetet të shihet se çka kanë përgatitur për publikun Dafina dhe Kaos, e sidomos këngëtarja, e cila ka tash e sa kohë që pritet të godasë me ndonjë hit, për të cilat edhe njihet ajo. /Telegrafi/


