Please enter at least 3 characters.

Edona Llalloshi publikon ripërpunimin e këngës “Byrek Byrek”

2020/07/edonallalloshi_106483896_2743543282589337_6624332324020019771_n-e1594408231545.jpg

Këngëtarja e zhanrit popullor, Edona Llalloshi, vazhdon të mbetet ndër më të dashurat për publikun.

Edona është mjaft aktive në rrjete sociale, ku sjell më të rejat nga jeta e saj profesionale e personale.

Ditë më parë ajo ka paralajmëruar publikimin e tetë këngëve nga “Akustikë në Karantinë”, të cilat po i publikon në mënyrë të një pas njëshme.

Në një postim në rrjetin social Instagram, këngëtarja ka bërë të ditur se ka lansuar projektin e katërt me radhë.

“Byrek Byrek” titullohet kënga, e cila tek adhuruesit e muzikës së saj ka ardhur si ripërpunim, e që rezultoi të jetë i pëlqyer në masë të madhe.

Në secilin klip të këtyre këngëve ajo shfaqet unike, për vizualitetin e së cilës është përkujdesur EMF Creative.

Ndërkaq, i publikuar në platformën digjitale YouTube, projekti ka rezultuar i suksesshëm dhe mjaft i dëgjuar. /Telegrafi/