Edhe Toski luan për Kosovën
17/02/2014
Pas Fanol Perdedajt (Energie Cottbus) edhe një futbollist ka konfirmuar ftesën për të luajtur për përfaqësuesen e Kosovës në ndeshjen e 5 marsit me Haitin në Mitrovicë. Bëhet fjalë për mesfushorin e FSV Frankfurtit, Faton Toski.
Toski e ka konfirmuar me miqtë e tij në rrjetin social, Facebook se do të jetë i grumbulluar prej 2 marsit nën urdhrat e trajnerit të përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki.
Pasi që e ka pyetur një mik nëse do të jetë në këtë ndeshje, pasi që gjilanasi kishte postuar foton e stadiumit “Adem Jashari” me logon e dy Federatave, ai është përgjigjur: “Po, do të jam kismet aty, ju përshëndes”. /Sporti1/Telegrafi/


