Please enter at least 3 characters.

Edhe të famshmit vishen lirë, ndonjëherë shumë lirë

2016/01/edhe-t-euml-famshmit-vishen-lir-euml-ndonj-euml-her-euml-shum-euml-lir-euml_hd.jpg

Gwen Stefani, Emily Blunt, Emmy Rossum, Jessica Alba, Jamie Chung, Vanessa Hudgens, Solange Knowles apo Julianne Hough janë vetëm disa nga ato që nuk shpenzojnë shumë për veshjet e tyre.

Kjo është një listë me disa personazhe të cilët kanë shpenzuar më pak se 100 dollarë për veshjet e tyre.

Emily Blunt

Këtu Emily Blunt ishte shtatzënë dhe është parë në Londër e veshur me një bluzë me vija dhe një triko, xhinse dhe atlete (98 dollarë).

Gwen Stefani

Edhe veshja e Gwen Stefani është ndër më të lirat. Një këmishë shtatzënie kuq e zi (78 dollarë) me xhinse të ngushta dhe atlete të bardha me qafë.

Emmy Rossum

Emmy Rossum duket shumë trendi me një xhaketë të bardhë me të zezë (29 dollarë, origjinale 37 dollarë), ndërsa është fotografuar në LA.

Jessica Alba

Jessica Alba është një nga më personazhet e njohur më fashion që shihet vazhdimisht. Xhinset Galaxy (88 dollarë), i ka kombinuar me një xhaketë sportive dhe çizme lëkure.

Brooklyn Decker

Brooklyn Decker, në një nga daljet e saj publike nuk e ka pasur problem të veshë një fund shumë të ngushtë (40 dollarë), në një promovim në San Francisco.

Karolina Kurkova

Në vitin 2013, në “Fashion Institute of Technology Foundation” në NYC, Karolina Kurkova kishte veshur një fustan cobalt-i (98 dollarë).

Jamie Chung

Jamie Chung ka veshur një bluzë të bardhë dhe një fund leopardi (89 dollarë) në një event në West Hollywood.

Vanessa Hudgens
Vanessa Hudgens duket shumë cool në ceremoninë e “American Eagle” në NYC me një këmishë (45 dollarë) një bluzë të shkurtër (13 dollarë, origjinale 20), kombinuar me xhinse të ngushta dhe sandale.

Solange Knowles

Solange Knowles, gjatë një performance në NYC, ka veshur një kostum (80 dollarë, origjinali 155).

Diane Kruger

Edhe Diane Kruger duket mjaft bukur, ndërsa është duke shëtitur me të dashurin e saj Joshua Jackson. Aktorja ka veshur një fustan me lule (59 dollarë) kombinuar me çizme të shkurtra të zeza.

Natalie Portman

Natalie Portman ka veshur një fustan xhins, së bashku me një palë atlete të sheshta, e gjitha vetëm për 55 dollarë.

Julianne Hough
Julianne Hough, e veshur thjeshtë me një bluzë të bardhë dhe xhinse të ngushta në LA, një veshje që kushton vetëm 79 dollarë.

Molly Sims

Molly Sims ka zgjedhur një fustan nga Zara ( për 90 dollarë) dhe duket shumë bukur në fundjavë.