Please enter at least 3 characters.

Edhe sot është protestuar kundër gjuhës shqipe në Maqedoni (Video)

2017/03/protesta-Shkup-1.png

Iniciativa qytetare "Për Maqedoni të përbashkët" të cilët tanimë për dy javë me radhë po protestojnë kundër zyrtarizimit të gjuhës shqipe në gjithë territorin e Maqedoni, kanë vijuar edhe sot me protesta, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata përsëritën kërkesat e njëjta, që LSDM-ja të mos pranojë Deklaratën e partive shqiptare e cila sipas tyre cënon karakterin unitar të shtetit.

Përveç në Shkup, marsh protestues është mbajtur edhe në disa qytete tjera të Maqedonisë./Telegrafi/