Please enter at least 3 characters.

Edhe një çmim për Majlinda Kelmendin

2016/01/edhe-nj-euml-ccedil-mim-p-euml-r-majlinda-kelmendin_hd.jpg

Shteti i Kosovës e shpërbleu me të holla, por sot, xhudistja mori një çmim tjetër.

“Çmimi Ndërkombëtar për Arritje të Larta në Sport”, është ai që sot shkoi për xhudisten Majlinda Kelmendi. Ky çmim u nda nga Universiteti AAB, universitet ky që në strehët e saj ka si studente edhe xhudistin Kelmendi.

Udhëheqësit e këtij institucioni thanë se po i japin Majlindës këtë çmim, për arritje të jashtëzakonshme në sportin e xhudos dhe promovimin e Kosovës në botë.

Për rektorin e këtij universiteti, Lulzim Tafa, ndarja e çmimit për studenten e suksesshme të tij, ishte një kënaqësi e madhe, çmim i cili jepet me motivacionin për arritjen kulminante në fushën e sporteve dhe promovimin e vlerave sportive të Kosovës në botë e që u jepet njerëzve eminent. /Telegrafi/