Please enter at least 3 characters.

Edhe një basketbollist shqiptar vazhdon karrierën në SHBA

2020/09/118659817_2882260791875620_2833625776878953514_n-e1599671022301.jpg

Edhe një basketbollist shqiptar ka vazhduar karrierën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bëhet fjalë për Shkëlqim Bajramin, i cili së fundi është bërë anëtar i klubit të Berkeley Colleget.

Shtatgjati 214 centimetra ka folur për Telegrafin duke thënë se është i gatshëm të kontribuojë edhe për përfaqësuesen e Kosovës.

“Jam i kënaqur me angazhimin në ekip. Klubi dhe lojtarët e tjerë më kanë pritur mjaft mirë. Aktualisht jemi në përgatitje e sipër dhe shpresoj se do të shkojmë për së mbari angazhimi i ri. Shpresoj gjithashtu se do të ftohem edhe prej përfaqësueses së Kosovës. Do të ishte nder dhe kënaqësi të përfaqësojë ngjyrat e shtetit”, pohoi prishtinasi.

Basketbollisti 21-vjeçar mësohet se luan në pozitat katër dhe pesë te klubi amerikan, ku deri më tani ka shkëlqyer në ndeshjet para përgatitore.

Ndryshe, Bajrami hapat e para të basketbollit i ka marrë te Sigal Prishtina si dhe ka veshur fanellën e Prishtina e Re. /Telegrafi/