Please enter at least 3 characters.

Edhe nesër vapë në Kosovë, këto do të jenë qytetet më të nxehta

2016/01/mot-me-diell-por-me-riga-shiu_hd.jpg

Sipas parashikimi të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës së nesërme mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike mbetet  mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit. /Telegrafi/