Please enter at least 3 characters.

Edhe femrat premtojnë spektakël në automobilizëm

2016/01/edhe-femrat-premtojn-euml-spektak-euml-l-n-euml-automobiliz-euml-m_hd.jpg

Më 12 korrik, në rrugën “Tirana” në Prishtinë, do të organizohet gara
automobilistike në konkurrencën e femrave. Auto Klubi Eurogoma në
bashkëpunim me FASK-në tashmë janë në vlugun e përgatitjeve dhe
shprehen të bindur se gjithçka do të jetë në nivelin e duhur.

E diela e 12 korrikut pritet të jetë një festë në kryeqytet, pasi përveç
garës aty do ketë edhe atmosferë të mirë, për të cilën do të përkujdesen
artistë e këngëtarë tanë të ndryshëm.

Pjesëmarrjen në garë e kanë paralajmëruar figura të shumta publike të
vendit tonë, përfshirë ato nga jeta politike dhe e estradës.

Eurogoma dhe FASK-ja janë përkujdesur që pjesëmarrëset të kalojnë në
mënyrën më të mirë të mundur, ndërsa për më të suksesshmet gjithsesi
që do të ketë edhe shpërblime.

Afati i fundit për t’u regjistruar pjesëmarrëset është 10 korriku, ndërsa veturat do të kategorizohen sipas fuqisë së motorit përkatës. Pjesëmarrëset në garë do të paraqiten me veturat e tyre. /Telegrafi/