Ederson zbulon ritualin e çuditshëm gjatë ndeshjeve, e ka bërë për tetë vite radhazi
Portieri i Manchester Cityt, Ederson ka zbuluar ritualin e tij të çuditshëm para një ndeshjeje që mund ta ketë ndihmuar skuadrën drejt suksesit në vitet e fundit.
Duke folur me ish-portierin e Cityt, Shay Given për Football Focus, braziliani habiti shumë njerëz teksa pranoi se çfarë bën për çdo ndeshje që luan.
"Unë kam vetëm një ritual. Luaj çdo lojë me të njëjtat shortse të shkurtra", ka zbuluar ai.
Given u shfaq i tronditur dhe pyeti: "Po të njëjtat shortse për të gjithë sezonin?".
“Jo, tetë vjet të njëjta shortse”, i tha Ederson, gjë që e befasoi edhe më shumë.
"Në asnjë mënyrë", u përgjigj Given. "Ato duhet të jenë... jo në formë të mirë”, bëri shaka ai.
Ederson ka shijuar shumë sesukse te Man City, duke fituar gjashtë tituj të Ligës, katër Kupa Carabao, dy Kupa FA dhe Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/


