“Eagle Strike”, SHBA–Shqipëri zhvillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake për reagim ndaj armikut dhe luftim në terren të fortifikuar
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë publikuar fotografi nga stërvitjet e përbashkëta ndërmjet Gardës Kombëtare të Ushtrisë së New Jersey-t dhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Ambasada në një postim në Facebook shkruan se kjo stërvitje forcon aftësitë taktike, duke rritur njëkohësisht gatishmërinë, bashkëpunimin dhe efektivitetin në fushëbetejë.
Lexoni të plotë postimin e Ambasadës amerikane në Tiranë:
Nga kryerja e pritave dhe reagimi ndaj kontaktit me armikun, deri te sulmet ndaj bunkerëve të fortifikuar dhe kundërpërgjigjja ndaj pritave armike, Garda Kombëtare e Ushtrisë së New Jersey-t dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë po zhvillojnë këtë javë një stërvitje të përbashkët në Rreth-Greth.
Kjo stërvitje forcon aftësitë taktike, duke rritur njëkohësisht gatishmërinë, bashkëpunimin dhe efektivitetin në fushëbetejë.
Ky është viti i pestë i operacionit "Eagle Strike" – një stërvitje e përvitshme e përbashkët që bashkon kandidatët për oficerë të Gardës Kombëtare të Ushtrisë së New Jersey-t dhe kadetët e Akademisë së Forcave të Armatosura të Shqipërisë, me qëllim rritjen e aftësive luftarake dhe ndërveprueshmërisë mes udhëheqësve të ardhshëm të forcave tona aleate. /Telegrafi/


