Please enter at least 3 characters.

E sulmuan një person, policia arreston tre të dyshuar në Prishtinë

2019/09/arrestim-pranga-600.jpg

Tre persona janë arrestuar në Prishtinë pasi që e kishin sulmuar viktimën mashkull kosovar.

Të dyshuarit i kishin shkaktuar lëndime trupore.

Nga të dyshuarit janë konfiskuar dy thika si dhe një boks hekuri që dyshohet se me të njëjtin është goditur viktima.

Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore dhe pas tretmanit është liruar. Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit të dyshuarve i është caktuar masa e ndalimit policorë për 48 orë. /Telegrafi/