E diele me diell, si pritet të jetë moti sot
14/12/2025
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në juglindje.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 5 m/sek, e cila hera-herës në bregdet e kryesisht në atë jugperëndimorë dhe lugina fiton shpejtësi deri në 14 m/sek.
Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-3 ballë. /TCH/


