E ardhmja e Strakoshës në Angli, dy skuadrat e mëdha e duan portierin shqiptar
Thomas Strakosha është njëri nga portierët më të mirë në Serie A dhe jo vetëm.
Portieri shqiptar ka treguar formë të lartë këtë vit, ku falë pritjeve të tij Lazio është në garë për titullin e kampionit.
Lazio ka filluar të frikësohet se mund ta humbas portierin e tyre, pasi tanimë për shqiptarin po interesohen skuadrat angleze.
Leicester City dhe Tottenham Hotspur janë dy skuadrat që kanë shfaqur interes të fuqishëm për transferimin e Strakoshës në Ligën Premier.
E përditshmja italiane ‘Il Tempo’ ka raportuar se dy ekipet angleze janë gati të shpenzojnë deri në 30 milionë për reprezentuesin e Shqipërisë.
Megjithatë Lazio nuk është gati të heqë dorë nga Strakosha, pasi duan rinovimin e kontratës e cila skadon në verën e vitit 2022.
24-vjeçari në anën tjetër ka dhënë shenja se do t’i pëlqente transferimi në Ligën Premier. /Telegrafi/


