Dyshohet se tentoi të dhunojë një grua në Fushë Kosovë, dërgohet në mbajtje
07/02/2025
Një person është arrestuar pasi që dyshohet se ka tentuar të kryej marrëdhënie seksuale më një grua.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 30.01.2025, në Fushë Kosovë.
Tutje thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka tentuar të kryer marrëdhënie seksuale me viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/


