Dy viktima dhe 24 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri
Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë, ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 3051 testime, nga të cilat 24 persona kanë rezultuar pozitivë me coronavirus.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë shëruar 835 persona, ndërsa kanë ndërruar jetë 2 persona të prekur me Covid-19.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3051 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 24 qytetarë.Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 10 raste në Tiranë, 2 raste në Shkodër, nga 1 rast në Kurbin, Devoll, Vlorë, Mirditë, Rrogozhinë, Tropojë, Kamëz, Pogradec, Sarandë, Vau i Dejës, Gramsh, Skrapar.Në 24 orët e fundit janë shëruar 835 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 127,240 që nga fillimi i epidemisë.Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 73 pacientë nga të cilët 8 pacientë janë në terapi intensive.Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 2 qytetarë: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, të moshave 65-69 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjares.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.Statistika (19 Maj 2021)Raste të reja ditore 24Të shëruar në 24 orë 835Të shtruar në spitale 73Humbje jete në 24 orë 2Testime ditore 3,051Testime totale 685,616Raste pozitive 132,095Raste të shëruara 127,240Raste Aktive 2,417Humbje jete 2,438Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:Tiranë 1821Korçë 136Shkodër 108Vlorë 58Lezhë 55Fier 53Gjirokastër 52Elbasan 47Berat 41Durrës 26Kukës 16Dibër 4. /Telegrafi/


