Please enter at least 3 characters.

Dy të vdekur nga coronavirusi dhe 740 raste pozitive në 24 orët e fundit

2020/10/Laboratoret-per-COVID-19-ne-IKSHPK-foto-Ridvan-Slivova-53.jpg

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 5.646 testime, 740 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

MSH njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 48 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.157.

Në total numri i rasteve aktive është 8.544. /Telegrafi/