Please enter at least 3 characters.

Dueli i mundshëm me Wilder, Joshua: Fillimisht të fitoj ndaj Parker, pastaj do t'i shikoj planet për të ardhmen

2018/03/wilderjoshua.jpg

Gjatë konferencës së fundit për shtyp para meçit ndaj Joseph Parker, Anthony Joshua nuk ka mundur të mos flasë edhe për Deontay Wilder.

Tifozët e boksit janë shumë të interesuar për një duel ndërmjet kampionit të IBF, WBA dhe IBO, dhe atij të WBC.

(Foto: Getty Images)

Prandaj gjatë konferencës për shtyp, boksieri britanik është pyetur rreth përballjes së mundshme kundër boksierit amerikan.

"Ti marrim duelet një nga një. Nuk e kuptoj pse po flitet aq shumë për Wilder. Unë po e shikoj Parkerin, i cili është një sfidues i vërtetë. Ai është kampion për një arsye".

"Nëse dal fitimtar, atëherë mund t'i shikoj planet për të ardhmen. Tash për tash e ardhmja ime është të shtunën. Nuk dua të humb. Frika se mund të mposhtem, më bën që të vazhdoj përpara".

(Foto: Getty Images)

"Po përgatitem për një meç prej 12 raundesh, gjë që nuk e kam problem ta çoj deri në fund. (Por) besoj se do ta nokautoj Parkerin pa kurrfarë dyshimi", ka thënë Joshua.

Deontay Wilder vazhdon të jetë i pamposhtur në kategorinë WBC të peshave të rënda, pasi në fillim të këtij muaji e mbrojti titullin përballë kubanezit Luis Ortiz.

Në këtë mënyrë, 32-vjeçari e ngriti në 40-0 rekordin e tij (39 nokaute), ndërsa pas fitores i kërkoi përballje Joshuas.

(Foto: Getty Images)

“Jam i gatshëm që tani. Gjithmonë kam thënë se e dëshiroj unifikimin (e titujve). Unë jam njeriu më i rrezikshëm në botë, njeriu më i keq në planet dhe këtë e kam dëshmuar... Shumë shpejt do të jetë vetëm një emër dhe ai do të jetë Deontay Wilder”, ishte shprehur boksieri. /Telegrafi/