Please enter at least 3 characters.

Dua Lipa vazhdon të paralajmërojë rikthimin në muzikë, publikon 'trailerin' e klipit të ri me skena të nxehta

2019/10/Duja134-e1571849557886.jpg
219:"KIEV, UKRAINE - MAY 26: Dua Lipa preforms prior to the UEFA Champions League Final between Real Madrid and Liverpool at NSC Olimpiyskiy Stadium on May 26, 2018 in Kiev, Ukraine. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
12:"Getty Images

Pas një pritje të gjatë, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa po rikthehet!

Ajo është në përfundim e sipër të albumit të saj të dytë, teksa kënga e parë nga ky album do të publikohet më 1 nëntor.

Dua ka publikuar së fundmi në rrjetet sociale disa imazhe dhe video të nxehta, duke paralajmëruar rikthimin, teksa së fundmi lansoi edhe 'trailerin' e këngës së re.

"Don't start now" mesa duket do të titullohet kënga e saj e re, njëherësh e para nga albumi i dytë që do të publikohet, e që përkthyer në shqip do të thotë "Mos fillo tani".

Artistja Lipa në videon promovuese të klipit, të ndarë me ndjekësit në Instagram, shfaqet shumë provokuese, veshur me një kostum rozë, ndërsa vë në pah linjat.

Në të njëjtën kohë, 24-vjeçarja me origjinë nga Kosova zbulon edhe një pjesë të këngës së saj të re, e cila është ritmike dhe ka një tekst mjaft ngacmues.

Këngëtarja do të kujdeset që të vijë me një performancë mjaft provokuese në klip, duke mos hezituar të vë në pah linjat e saj të trupit.

"Don't start now" vjen së shpejti", ka shkruar Dua në mbishkrimin e 'trailerit' të klipit të ri. /Telegrafi/