Please enter at least 3 characters.

Droni “zbuloi” burrin që po rrezitej në majë të mullirit me erë! (Video)

2016/01/droni-ldquo-zbuloi-rdquo-burrin-q-euml-po-rrezitej-n-euml-maj-euml-t-euml-mullirit-me-er-euml-video_hd.jpg

Drejtuesi i një droni, Kevin Miller kishte kapur disa pamje mbi një “mulli me erë” në Rhode Islan, lartësia e të cilit arrinte deri në 60 metra.

Dhe droni i tij, rastësisht kishte “parë” një burrë i cili po tentonte që të kapte disa rreze nga “kulmi” i mullirit, transmeton Telegrafi.

Siç mund edhe të shihet nga pamjet, burri nuk dukej i kënaqur me zbulimin që i është bërë.

Mbetet ende e paqartë nëse burri në fjalë ishte duke u rrezitur dhe nëse kishte leje për të qëndruar atje, por do të donim të mendonim se bëhej fjalë vetëm për një inxhinierë, i cili vetëm po bënte pauzën e drekës. /Telegrafi/