Please enter at least 3 characters.

Drenas, arrestohen dy të dyshuar për disa vjedhje

2020/09/arrestim-1.png

Policia e Kosovës në fshatin Terstenik të Drenasit të premtën ka arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje.

Sipas Policisë, të arrestuarit dyshohet se kanë kryer disa vepra penale “Vjedhje të rënda” në disa fshatra të Drenasit.

Në konsultim me prokurorin kujdestar i njëjti ka rekomanduar që të dyshuarit të ndalohen në qendrën e mbajtjes për 24 orë. /Telegrafi/