Please enter at least 3 characters.

Doganat e Maqedonisë: Sekuestrohen bizhuteri ari me vlerë 1.3 milion denarë, ngritet kallëzim penal kundër një personi

Doganierët në pikën kufitare Tabanoc, me të hyrë në vend, parandaluan një përpjekje për kontrabandë të 348 gramëve bizhuteri ari, me vlerë 1.3 milion denarë.

Rasti u zbulua gjatë një kontrolli të detajuar të një makine me të cilën udhëtonte një çift, shtetas të RMV-së me banim në Belgjikë, ndërsa në çantën e pasagjeres u gjetën 26 bizhuteri ari.

Departamenti i Hetimeve i Sektorit të Kontrollit dhe Hetimeve ngriti një kallëzim penal kundër saj për veprën penale "kontrabandë", e dënueshme sipas Kodit Penal.

Këtë vit janë zbuluar 13 raste të kontrabandës së arit, gjatë të cilave u sekuestruan më shumë se 2.5 kilogramë bizhuteri ari dhe monedha ari.