Please enter at least 3 characters.

Dogana kthen drejt Serbisë 7 kamionë me "Coca Cola" dhe produkte tjera, u mungonte "Republika e Kosovës" në dokumente

2016/01/kamionet-e-kosoves-dogana.jpg
106:"Jar0006640 Lorries queue on the M20 during 'Operation Stack' after yesterday's fire in the channel tunnel.
10:"Geoff Pugh

Shtatë kamionë me pije të brendit "Coca Cola" dhe produkte tjera,  janë kthyer nga Kosova për në Serbi që nga fillimi i implementimit të taksës për produktet serbe.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci.

"Prej që ka filluar implementimi i masës për produktet serbe janë kthyer 7 mauna me pije të brendit "Coca Cola" dhe produkte tjera për në Serbi. Kthimi i tyre ka ndodhur për shkak se nuk e kanë pasur në rregull deklaracionin e mallit", ka thënë Stavileci.

Ndërkaq Telegrafi mëson se kthimi i këtyre 7 kamionëve ka ndodhur për shkak se në dokumentet e tyre nuk ka figuruar askund "Republika e Kosovës".

Kujtojmë, se vendimi i Qeverisë së Kosovës për taksë 100 për qind ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnja është marrë javën që lamë pas. Po ashtu sipas këtij vendimi është kërkuar edhe largimi i të gjitha produkteve në të cilat shkruan "Kosova e Metohija".

Pikërisht për vendimin e Qeverisë, katër kryetarët e komunave me shumicë serbe, Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit kanë dhënë sot dorëheqje nga postet e tyre. /Telegrafi/