Please enter at least 3 characters.

“Do të lahem ashtu siç më ka bërë nëna", Moza shkakton të qeshura, nuk pranon rrobat e banjës

Moza po shndërrohet dita-ditës në një nga personazhet më të komentuara të Ferma VIP, falë spontanitetit dhe batutave të saj që kanë pushtuar rrjetet sociale.

Që nga nata e parë, ajo arriti të tërheqë vëmendjen e publikut me mënyrën e drejtpërdrejtë dhe humorin e veçantë.

Së fundmi, një video që po qarkullon në TikTok e tregon Mozën në një moment plot humor, teksa përpiqet të gjejë mënyrën se si të lahet brenda fermës.

“Do të lahem ashtu siç më ka bërë nëna, se plasa. S’po e zgjidh dot gjëegjëzën, e kam në tru si të lahem, si të lahem?”, shprehet ajo, ndërsa banorët përpiqen t’i shpjegojnë se duhet të përdorë rroba banje.

“Po ça me rroba banjo!”, përgjigjet Moza, duke vijuar me batutat e saj: “Po nuk e bëj unë atë kurrë, ajo është liria e fundit e njeriut, të lahet siç e ka bërë Zoti. Të lahem me rroba banje”.

Më tej, ajo pyet me humor: “Mund të lahemi si të duam? Nuk na dënon Agai?”, ndërsa Elvisi shton me shaka: “Siç thua ti, i afrohesh çmimit shumë”.

Kjo situatë ka bërë që Moza të kthehet në një nga personazhet më virale të momentit, me ndjekësit që ndajnë dhe komentojnë pa ndalur momentet e saj plot humor. /Telegrafi/