Please enter at least 3 characters.

Digjet një veturë në Pejë

2016/07/vetura-digjet.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Pejë raportohet se nga zjarri është djegur në tërësi vetura pronë private, e cila ka qenë e parkuar.

Në njoftim të Policisë thuhet se njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.

“Është identifikuar i dyshuari mashkull shqiptar dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.