Please enter at least 3 characters.

Digjet një shtëpi në Rezhanovcë të Kumanovës

2016/11/zjarr-1.png

Mbrëmë rreth orës 23:50 në fshatin Rezhanovcë, nga arsye të panjohura është paraqitur zjarr në shtëpinë e Z.M (55), i cili nuk ka qenë në shtëpi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zjarri ka djegur gjithë dhomën e fjetjes, së bashku me inventarin.
Ekipi i Njësisë Teritoriale kundër zjarrit në Kumanovë, ka lokalizuar dhe më pas janë hetuar arsyet e përhapjes së zjarrit.

Dëmet materiale të zjarrit do të vlerësohen në vazhdim./Telegrafi/