Please enter at least 3 characters.

Di Maria zbarkon në Torino, gati nënshkrimi me Juventusin

2022/07/FXF9D3bX0AIc_qR.jpg

Angel Di Maria, ka zbarkuar në Torino dhe nesër do t'i nënshtrohet testeve mjekësore te Juventusi.

‘El Fideo’ ishte në dispozicion si lojtar i lirë pasi kontrata e tij me PSG kishte skaduar.

Juventus negocioi me anësorin me përvojë dhe agjentët e tij për një kohë të gjatë dhe më në fund arriti një marrëveshje njëvjeçare me vlerë 7 milionë euro në sezon.

Ai sapo ka zbritur në Torino me një avion privat, ndërsa është marr nga drejtuesit e klubit me vetura nga aeroporti.

Ai do t'i nënshtrohet testeve mjekësore me Zonjën e Vjetër të premten në mëngjes. /Telegrafi/