Desire Doue, fiton çmimin prestigjioz individual "Golden Boy" për vitin 2025
Mbrëmja gala e Golden Boy 2025 ishte e gjitha në shenjë të Desire Doue, i cili pas sukseseve me PSG-në, mori edhe çmimin e madh individual për lojtarët e talentuar nën 21 vjeç.
Super-talenti 20-vjeçar francez i Paris Saint-Germain triumfoi bindshëm, duke mbledhur 450 pikë nga 500 të mundshme, një diferencë e jashtëzakonshme ndaj rivalëve të tij.
Doue trashëgon kështu çmimin që më parë e fituan Lamine Yamal dhe Jude Bellingham, duke u bërë fituesi i 23-të në historinë e Golden Boy.
🚨🌕 Désiré Doué receives Golden Boy Award 2025 as Best Talent of the Year.
Doué, in Turin tonight to get the Award. ✨@GoldenBoyAwards@tuttosportpic.twitter.com/mvy5uU7N7k
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) December 1, 2025
Në ceremoninë e mbajtur në Torino, u dha edhe Çmimi i Karrierës për Lilian Thuram, ndërsa një moment i veçantë emocionues ishte shpallja e Diogo Jotës si “Golden Player”, çmim që e pranoi gruaja e tij.
“Është një nder i madh të jem këtu. Ky trofe do të thotë shumë për mua dhe ia kushtoj familjes sime, që më ka mbështetur gjatë gjithë rrugës. Falënderoj presidentin, trajnerin, stafin dhe të gjithë ata që punojnë pas skene në PSG, si dhe shokët e ekipit”.
L’emozione di Doué, vincitore del Golden Boy 2025: “È un onore vincere questo premio. Ringrazio la mia famiglia e il Psg…”💫#Tuttosport#GoldenBoypic.twitter.com/iMHbUJOx9m
— Tuttosport (@tuttosport) December 1, 2025
“Jam mirënjohës që jam bërë futbollist profesionist – është ëndrra e çdo fëmije. Kam fituar trofe të rëndësishëm dhe dua të fitoj edhe më shumë. PSG është një nga klubet më të mëdha në botë dhe jam krenar që jam pjesë e tij. Me punë dhe disiplinë, dua të arrij çdo objektiv që kam”, deklaroi ai. /Telegrafi/


