Please enter at least 3 characters.

(DËSHTIMI I TRUPIT) LËRE DRITËN E DIELLIT TË HYJË

Skenë nga filmi “Flokët” [Hair], 1979, me regji të Miloš Formanit

Nga: James Rado dhe Gerome Ragni (kënga The Flesh Failures (Let the Sunshine In), nga mjuzikli dhe filmi Hair, muzika ngaGalt MacDermot)
Përkthimi: Agron Shala

Vdesim urie, vështrojmë njëri-tjetrin, na merret fryma
Marshojmë me krenari në palltot tona të dimrit
Veshur me kutërbimet e laboratorëve
Ballë për ballë kombit që po jep shpirt
Nën iluzionin e letërthirrjeve ushtarake
Duke dëgjuar gënjeshtrat e reja
Me vegime madhështore të melodive të shkreta

Diku, brenda diçkaje, ka një vrull madhështie
Kush e di çfarë na pret në jetën tonë
E skalis të ardhmen time mbi filma në hapësirë
Heshtja më flet fshehurazi gjithçka, gjithçka

Mançester, Angli, Angli
Mançester, Angli, Angli
Përtej Oqeanit Atlantik
Dhe jam gjeni, gjeni
Besoj në Zot
Dhe besoj se Zoti beson te Klodi
Ky jam unë, ky jam unë, ky jam unë

Vdesim urie, vështrojmë njëri-tjetrin, na merret fryma
Marshojmë me krenari në palltot tona të dimrit
Veshur me kutërbimet e laboratorëve
Ballë për ballë kombit që po jep shpirt
Nën iluzionin e letërthirrjeve ushtarake
Duke dëgjuar gënjeshtrat e reja
Me vegime madhështore të melodive të shkreta

Duke kënduar këngët tona hapësinore
Mbi një sitar me pëlhurë merimange
Jeta është rreth teje dhe brenda teje
Përgjigju për Timoti Lirin, shpirt

Lëre dritën e diellit, lëre dritën e diellit të hyjë, dritën e diellit të hyjë
(Pse nuk e lë?) Lëre dritën e diellit, (duhet ta lësh) lëre dritën e diellit të hyjë, dritën e diellit të hyjë

- YouTube