Depay shënon një penallti të bukur me ‘panenka’
20/12/2020
Memphis Depay ka shënuar një gol të bukur nga penalltia në stilin e njohur ‘panenka’ në ndeshjen e Lyonit ndaj Nice.
Lyoni ka fituar në udhëtim te Nice me rezultat të thellë 4-1 në kuadër të javës së 16-të në Ligue 1.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Amine Gouiri (44’) për vendasit, ndërsa për Lyon shënuan Depay (31’), Tino Kadewere (39’), Karl Toko Ekambi (63’) dhe Houssem Aouar (73’).
Megjithatë, goli më i bukur i mbrëmjes padyshim se ishte gol i parë i shënuar nga sulmuesi holandez, Depay.
Depay ka bërë bujë në rrjetet sociale pas golit të shënuar nga pika e bardhë në stilin ‘panenka’ duke mos i lënë asnjë mundësi intervenimi portierit.
Ky ishte goli i tetë i Depayt këtë sezon në Ligue 1, ndërsa ka edhe katër asistime. /Telegrafi/


