Please enter at least 3 characters.

Dëmtoi kabllot e ndriçimit rrugor, arrestohet një person në Zubin Potok

Njësitet policore kanë arrestuar një person nën dyshimin se së bashku me dy të dyshuar të tjerë kanë dëmtuar një kabllo të ndriçimit publik në zonën e Prelezit të Zubin Potokut

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar darët-danat dhe dy pajisje metalike për ngjitje në shtylla, të cilat dyshohet se janë përdorur nga të dyshuarit për të kryer dëmtimin.

Me vendim të prokurorit, i arrestuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë./Telegrafi/