Please enter at least 3 characters.

De Vrij: Mezi po pres të filloj me Interin

2018/05/Stefan-de-Vrij-Belotti.jpg
119:"during the serie A match between Torino FC and SS Lazio at Stadio Olimpico di Torino on April 29, 2018 in Turin, Italy.
17:"Valerio Pennicino

Mbrojtësi i Lazios, Stefan de Vrij, e konfirmon se ka nënshkruar para-kontratë me Interin për sezonin e ardhshëm.

Qendërmbrojtësi është lojtar i lirë nga 30 qershori, por para se të përfundojë sezoni 2017/17 klubi zikaltër kishte depozituar kontratën e tij në Lega Serie A.

Kjo lëvizje e parakohshme nga Interi bëri që paska të turbullohen ujërat në kryeqytetin italian, sa që tifozët i kërkuan trajnerit Simone Inzaghi të luajë me holandezin në javën e fundit.

(Foto: Getty Images)

"Mendoj se mund të rritem ende te Interi. Mezi po pres të filloj", ka thënë De Vrij nga qendra stërvitore e Përfaqësueses së Holandës.

26-vjeçari besohet se ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me klubin nga Milano.

De Vrij te Interi do të gjejë një konkurrencë të madhe dhe ende nuk është e sigurt se a do luajë titullar.

Për mbrojtësin kishin shfaqur interesim edhe shumë skuadra, por ai në fund kishte refuzuar të gjithë për atë të Luciano Spallettit. /Telegrafi/