Please enter at least 3 characters.

De Rossi kërkon mbështetjen e vazhdueshme të tifozëve

2017/05/DeRossi-Roma-e1494799299804.jpg
266:"ROME, ITALY - MAY 14: Daniele De Rossi #16 with his teammates of AS Roma celebrates after scoring the team's first goal during the Serie A match between AS Roma and Juventus FC at Stadio Olimpico on May 14, 2017 in Rome, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images )
12:"Getty Images

Daniele De Rossi ka thënë se Roma u kthye për ta mposhtur Juventusin falë mbështetjes së madhe të tifozëve.

Giallorossët pranuan gol të parët, mirëpo pastaj shënuan tri herë për ta përmbysur rezultatin.

“Është një rezultat shumë i rëndësishëm për tabelën, sepse Napoli kishte fituar më herët”.

“Juves i mjaftonte një pikë, ne bëmë shumë sakrifica dhe ishte një mbrëmje e bukur. Ishte një sezon i shkëlqyer përkundër asaj që thonë njerëzit”.

“Tifozët reaguan mirë. Nuk dua të dal patetik, por duhet t’i kthehemi mënyrës si ishim në vitet e tetëdhjeta, kur tifozët vinin në numër kaq të madh në secilën ndeshje. E këtillë ishte atmosfera asokohe”.

“Fituam për ta dhe falë tyre, sepse të luash në këtë atmosferë të jep një tjetër frymëzim”, ka deklaruar De Rossi për Mediaset Premium. /Telegrafi/