Please enter at least 3 characters.

De Ligt i kompleton me sukses testet mjekësore te Juventusi

2019/07/matthij-de-ligt.jpg

Matthijse de Ligt i ka përfunduar me sukses testet mjekësore te Juventusi, për ta kompletuar kështu transferimin nga Ajaxi.

Mbrojtësi holandez arriti dje (16 korrik) në ambientet e Zonjës së Vjetër, për ta kompletuar kalimin e tij nga skuadra holandeze për një shumë rreth 75 milionë euro.

Lojtari 19-vjeçar do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me kampionin e Serie A dhe klauzola e lirimit prej 150 milionë eurosh do të jetë e vlefshme vetëm nga qershori i vitit 2022.

Për disa javë është raportuar se paga e tij do të jetë 7.5 milionë euro për sezon, që me bonuse do të shkojë në 12 milionë euro.

De Ligt pritet të jetë mbrojtësi kryesor i torinezëve, së bashku me Leonardo Bonuccin, duke ditur se Giorgio Chiellini po shkon drejt përfundimit të karrierës.

Në garë për transferimin e mbrojtësit holandez ishin edhe Barcelona, Paris Saint-Germian e Manchester Unitedi, mirëpo lojtari zgjodhi kalimin te Juventusi. /Telegrafi/